75 Mall Live Search
07:38 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / mp

Nga sot polisa kufitare do të jetë falas për mërgimtarët

Nga sot fillon subvencionimi i polisës kufitare për mërgatën.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Hekuran Murati para dy ditësh.

Murati përmes një shkrimi në Facebook tha se polisa e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

“Duke filluar nga e hëna, më 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin polisën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

PS. Në subvencionim nuk përfshihen polisat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet e tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, shkruan Murati.