Nga sot Universitetet në grevë, kërkojnë shkarkimin e ministrit Bytyqi
Rektorët e universiteteve publike pas mbledhjes kanë njoftuar se prej yë martën të gjitha universitetet publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Zëvendës
kryesuesi i kësaj konference, Fadil Millaku tha se ky vendim ka ardhur për
shkak të veprimeve të fundit të Agjencisë Kosovare për Akredim për mbylljen e
programeve.
Millaku kërkoi nga organet kompetente që të shkarkohet ministri i arsimit,
Shqyri Bytyqi, gjithë anëtarët e AKA-së dhe të shfuqizohet vendimi i tyre.
Ai po ashtu, njoftoi se do të ndërpriten gjitha kontakten me ministrin aktual.
Ndërsa, kërkoi takim me krerët e institucioneve për zgjidhje të kësaj situate.