75 Mall Live Search
07:26 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Nga sot vazhdohen masat e ndalim-qarkullimit si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19

Kosova  po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, virus ky që ka prekur thuajse gjithë botën.

Por tashmë kanë kaluar më shumë se tri javë që Qeveria e Kosovës ndërmori masa nga më të ndryshmet në mënyrë që të parandalojë përhapjen e këtij virusi.

Pavarësisht kësaj numri vazhdoi të rritet, e mbrëmë ishte vala më e madhe e të infektuarve në 24 orë, ku të infektuar u konfirmuan se janë 75 duke quar kështu numrin e përgjithshëm në 362 gjithsej.

Por ministri i Shëndetësisë nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar nxori vendim për vazhdimin e masave të ndalim-qarkullimi nga ora 06:00 deri në ora 17:00.

Ky vendim u ndërmorë në mënyrë që të parandalohet sado pak ky virus, të që qytetarët të qëndrojnë më tepër në shtëpi, të mbajnë higjienën dhe të kenë kontakt më të pak me të tjerët.

“Nga sonte në secilën komunë hyjnë në fuqi masat për ndalim-qarkullim, ato që kanë qenë deri sot. Ju njoftoj se këto masa që do t’i vazhdojmë do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës. Masat tjera do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 ose 3 dite”, tha mbrëmë Vitia.

Ndryshe disa nga komunat e Kosovës vazhdojnë të jenë nën karantinë, teksa vendimit për t’u karantinuar iu bashkua mbrëmë edhe Prizreni ku u konfirmuan 14 të infektuar me COVID-19.

Se deri kur do të zgjasë përballja me këtë armik të padukshëm, por vdekjeprurës mbetet vetëm të shihet, teksa secili duhet shtuar kujdesin personal në mënyrë që të mbrojmë veten, familjen dhe gjithë shoqërinë./Indeksonline/