Nga sot vendoset ‘tuneli dezinfektues’ në Prishtinë

224 raste janë shënuar në Kosovë të prekur me COVID-19, teksa gjashtë humbën jetën e 37 janë shëruar.
Për t’u përballur me këtë virus, autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë një varg vendimesh. Në orën 14:30 sot në Prishtinë do të promovohet edhe tuneli dezinfektues.
Ky tunel do të jetë i vendosur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavriusit, raporton Indeksonline.
Deri tani një tunel i tillë është vendosur në komunën e Mitrovicës./Indeksonline/