23:26 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Nga sporti në politikë: Kryetari i FFK-së në përkrahje të këtij kandidati për kryetar komune

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune nga Aleanca Kosova e Re (AKR).

Pacolli do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet komunale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Ai ka filluar tashmë edhe fushatën në disa fshatra të Prishtinës. Ka qenë vet Pacolli I cili ka publikuar një fotografi në profiling e tij në facebook ku shihet në fPrapashticë.

“Prapashtivë, faleminderit për mikëpritjen, konsideraten dhe përkrahjen tuaj! Gollaku janë të vendosur”, ka shruar ai. Mirëpo në këtë fotografi është edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.