75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 14 Tetor 2025 / L A

Nga stërvitjet e Hivzi Ahmetit – drejt yjeve të futbollit

Shumë prej futbollistëve premtues të Kosovës kanë kaluar nëpër duart e trajnerit Hivzi Ahmeti, duke u rritur me përkushtim, disiplinë dhe metodika moderne trajnimi.

Sot, më shumë se kurrë, klubet tona duhet të mendojnë seriozisht për angazhimin e trajnerëve me programe pune të strukturuara, nëse synojnë:
 zhvillim të mirëfilltë sportiv
 sukses në nivele të larta
 përgatitje moderne sipas standardeve evropiane.

Vëllezërit Bashkim dhe Hivzi Ahmeti, trajnerë me licencë UEFA A dhe UEFA B, janë të gatshëm të sjellin risi në futbollin kosovar, duke ofruar:
 Strukturë
 Metodikë bashkëkohore
 Organizim profesional

 PUNA KA ZË!
Koha për ndryshim ka ardhur! 

Këto metoda janë “ADN”, se si punojnë akademitë e klubeve të mëdha si Ajaxi dhe Barcelona.

Ahmeti ka stërvitur talentë të shumtë që kanë zbarkuar në arenën ndërkombëtare me Ermal Krasniqin dhe Ron Raçin, ndër emrat më të spikatur.

Ai ka pasur mundësinë që të stërviste talentë të rinj edhe në Gjermani si Abedin Latifi, i cili luan te Stuttgarti.

Nën menaxhimin e tij, Ahmeti kishte edhe lojtarë nga Shqipëria, nga akademia e Partizanit të Tiranës.

Vitin e kaluar vajzat e 2 Korriku U17, janë shpallur kampionë të Kosovës dhe trajneri Hivzi kishte përgaditur e me një mënyrë shumë specifike disa javë.

Trajneri Hivzi Ahmeti, kishte punuar edhe me Arnau Blancon që tashmë është pjesë e stafit të Hansi Flick te Barcelona./Indeksonline/