Nga Suedia, Goran Eriksson del kundër Superligës: Ju lutem, mos e bëni!

Trajneri legjendar, Sven Goran-Eriksson ka thënë se krijimi i Superligës së Europës do t’i bëjë dëm të madh futbollit.
12 klube (Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Real Madrid, Barcelona, Ateltico Madrid, Inter, Juventus, Milan), janë larguar përfundimisht nga Champions League dhe kanë krijuar ‘European Super League’, shkruan IndeksOnline
Shumë njohës të futbollit kanë dalë kundër kësaj lige. Ashtu ka bërë edhe ish-trajneri i Kombëtares së Anglisë, Eriksson.
“Mos e bëni, ju lutem. Kjo prishë ëndrrën e futbollit”, ka thënë Eriksson
Kujtojmë që shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, ka ‘kërcënuar’ klubet që të mos marrin pjesë në garat që organizohen nga UEFA.. Madje, UEFA do të tentoj t’i ndalojë edhe lojtarët e këtyre klubeve që të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Europian./IndeksOnline/