75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 21 Janar 2022 / OSH

Nga Suhareka në Prishtinë, Muharremaj i AAK-së nderon ish presidentin Rugova

Kryetari i komunës së Suharekës, në mëngjesin e së premtes të zbardhur nga bora mori rrugën për në Prishtinë për të bërë homazhe tek presidenti Ibrahim Rugova, shkruan IndeksOnline.

Ai vlerësoj lartë veprën e tij historike për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Presidenti Historik Ibrahim Rugova mbetet gjithmonë frymëzues për dashurinë ndaj atdheut.

Ne e nderojmë veprën e tij historike dhe e vlersojmë për angazhimin e tij, në ndërtimin e shtetit.

Lavdi e përjetshme !

Bali Muharremaj”, shkroi ai./IndeksOnline/