17:34 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Nga Tajlanda, bashkëshortja e Medës shfaqet përkrah këngëtareve të njohura!

Tajlanda është bërë destinacion i preferuar i fytyrave publike në vendin tonë.

Çifti më i ri i estradës, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi prej ditësh kanë filluar pushimet në këtë vend tropikal, shkruan Indeksonline.

Por, në atje kanë qëndruar edhe këngëtari i njohur Meda dhe bashkëshortja e tij së bashku me këngëtaren, Vjollca Haxhiu.

Ishte gruaja e Medës, Luljeta ajo e cila ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me Enin dhe Vjollcën, e në një fotografi tjetër shihen të gjithë së bashku.

Duket se ata po kalojnë kohë të mirë së bashku në këtë takim të rastësishëm.

Ndryshe këto pushime vijnë pas shumë angazhimeve që këngëtaret kanë pasur për festat e fundvitit./Indeksonline/