Nga takimi me Wesley Clark, në kafaz, dhe tani në Mongoli
Idriz Makolli nga Mareci i Prishtinës shpeshherë ka dalur në medie, për arsye të ndryshme.
Ai u bë i njohur për fotografinë historike që kishte ndarë në çlirimin e Kosovës nga Serbia kur ishte fotografuar me ish-gjeneralin Wesley Clark.

Pak javë më parë, Makolli pati rastin që 20 vite më pas të takojë ish-gjeneralin Clark pas vizitës që i bëri Kosovës.
Pritshmëritë e Makollit në Kosovën e pasluftës nuk ishin të mira.
Në shenjë pakënaqësie për izolimin që i është bërë Kosovës me viza, Makolli kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar.

Ai ishte futur në një kafaz në qendër të Prishtinës ku kishte qëndruar për një ditë.

E ardhmja e kosovarit nga Mareci do të jetë tani larg Kosovës e larg kafazit. Ai ka treguar për Indeksonline se brenda pak ditëve të shkojë në shtetin aziatik, në Mongoli për të jetuar.
Këtë e ka thënë se po e bën për të iu siguruar fëmijëve të tij një të ardhme më të mirë. /Indeksonline/