19:05 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nga të shtënat në Finlandë plagosen dy oficerë policie

Dy oficerë policie u plagosën gjatë të shtënave ndërsa ishin në detyrë në qytetin jugor të Porvo, tha sot policia finlandeze, duke përmendur një kërkim të gjerë për të dyshuarit.

Shefi i policisë finlandeze, Sepo Kolehmainen tha se një oficer policie ishte plagosur rëndë, por në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një tjetër pësoi dëmtime të lehta dhe tashmë është liruar nga spitali.

Të shtënat ndodhën menjëherë pas mesnatës në një zonë industriale në Porvo, 50 kilometra në veri-lindje të Helsinkit, pasi policia mori një alarm. Kur arriti policia, mbi ta u hap një zjarr, tha shefi i policisë rajonale Ari Karvonen.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur një hetim për vrasjen në tentativë. Policia po kërkon dy burra të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të mundshëm.

Një kërkim i madh është duke u zhvilluar për të dyshuarit, me përfshirjen e policëve dhe helikopterëve.