13:29 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Nga temperaturat e ulëta, Deçani bëhet me “pistë patinazhi” (Foto)

Tri ditët e fundit në Kosovë mbizotëroi një mot me temperatura tejet të ulëta dhe reshje bore.

Sot kur moti ka nisur të përmirësohet, i ftohti ka lënë pasojat prapa, shkruan Indeksonline.

Në disa foto të publikuara në rrjete sociale shihet gjendja alarmante e rrugëve në fshatin Isniq të Deçanit, transmeton Indeksonline.

Shiu që ka nisur të bie nga mbrëmë në këtë fshat, për të vazhduar edhe sot ka ngrirë rrugët.

Ato sot duken si pistë e patinazhit nga akulli i krijuar pas reshjeve të shiut. Në këto rrugë apelohet të ecet me kujdes të shtuar, pasi shanset  për t’u rrëzuar janë shumë të mëdha. /Indeksonline/

Temat: