“Nga Toka në treg”/ Lidhja e Prishtinës me program për gratë në bizneset agro-ushqimore

Lidhja e Prishtinës po vijon me prezantimin e programit qeverisës në Komunën e Prishtinës.
Pas programit për zhvillim të bujqësisë dhe atij për barazi sociale, sidomos për fëmijët me aftësi të kufizuara, Fehmi Kupina ka premtuar përkrahje më të madhe për gratë në bizneset agro-ushqimore dhe zhvillimin e agro-turizmit në Gollak, shkruan IndeksOnline.
Sipas Kupinës, me këto dy masa do të rritet përfshirja e grave në tregun e punës dhe do të zhvillohet Gollaku me një potencial të madh për turizëm.
Ky është postimi i plotë i tij:
Dy prioritete tjera të investimit në bujqësi janë: përkrahja e grave në bizneset agro-ushqimore dhe zhvillimi i agro-turizmit në Gollak.
Me këto dy masa do të rritet përfshirja e grave në tregun e punës dhe do të zhvillohet Gollaku me një potencial të madh për turizëm.
Me Lidhjen e Prishtinës do të rritet numri i produkteve nga toka jonë në treg.