14:21 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

Nga Turqia në Kosovë, Moriba nënshkruan me skuadrën e Superligës

Dukagjini i Klinës ka prezantuar blerjen e re. 𝐌𝐨𝐫𝐢𝐛𝐚 𝐓𝐨𝐤𝐩𝐚 𝐋𝐚𝐦𝐚𝐡 është futbollist i ri i skuadrës klinase.

Sulmuesi nga Guinea ishte pjesë e futbollit turk ku ishte aktivizuar me grupmoshat U19 të skuadrës së Denizlispor.

20 vjeçari ka realizuar nëntë gola në kampionatin turk të grupmoshave U19 dhe pritet shumë nga ai në futbollin kosovar./Indeksonline/