75 Mall Live Search
11:36 / E Premte, 24 Janar 2025 / G T

Nga Vëllaznimi i Gjakovës në futbollin kroat, Cungu nënshkruan me klubin e ri

William Cungu është larguar nga Vëllaznimi i Gjakovës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Cungu është transferuar te skuadra kroate, Zmaj Makarska, shkruan Indeksonline

“Dalmatinskiportal” raporton se mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat e reja është transferimi më i ri i klubit që bën gara në Ligën e Tretë në futbollin kroat.

No photo description available.

Mesfushori defansiv ishte transferuar te Vëllanzimi i Gjakovës gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai ka luajtur edhe te Vllaznia e Shkodrës, kurse tani aventurën e tij e vazhdon në futbollin e Kroacisë./Indeksonline/