75 Mall Live Search
23:50 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / Gj. Sh

Nga vendi i parë, Ballkani e fundit në tabelë pas humbjes ndaj Sivassporit

Ballkani sonte ka pësuar humbje nga Sivasspori me rezultat 2-1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe ishte e vlefshme për javën e katërt të Grupit G në Conference League, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja tjetër në këtë grup, ajo mes CFR Cluj dhe Slavia Prahës, ka përfunduar me fitoren e vendaseve me rezultat 2-0.

Pos humbjes, skuadra e Ballkanit ka humbur edhe vendin e parë në tabelë, ku tani renditet në vendin e fundit.

Sivasspor ka marrë kryesimin e Grupit G me 7 pikë aq sa ka edhe CFR Cluj në vendin e dytë.

Slavia Praga dhe Ballkanin kanë nga 4 pikë, por skuadra çeke është në vendin e tretë për shkak të golldallimit./IndeksOnline/