75 Mall Live Search
13:54 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, janë prekur direkt mbi 2500 kompani serbe

Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për rritjen e tarifës prej 100 për qind për produktet serbe e cila ka hyrë menjëherë në fuqi ka pasur ndikim të madh në Serbi.

Sipas mediave serbe, fillimi i zbatimit të këtij vendimit të Kosovës, ka ndikuar direkt në 2662 kompani serbe të cilat për një vit në Kosovë shesin mallra me vlerë totale prej 500 milionë euro.

Pra, sipas tyre, më shumë se 2500 kompani serbe, të paktën një herë në javë kanë nisur mallra të prodhimeve të tyre për në Kosovë.

Kështu, taksimi i ri i autoriteteve të Prishtinës prej 100 për qind e dyfishon çmimin e këtyre produkteve./Indeksonline/