75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / MSH1

Nga vendlindja e Rugovës, Manaj: Rrugëtimi ynë vazhdon

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka falënderuar përkrahësit e Lidhjes nga Cërrca e Istogut, vendlindja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Në një tubim në 36-vjetorin e themelimit të partisë, 29-shi i LDK-së u shpreh se rrugëtimi i tyre vazhdon.

“Faleminderit nga zemra, Cerrcë e Lubozhdë

Cerrca e Isa Rexhajt, e Haki Rugovës dhe e Ibrahim Rugovës dëshmoi sonte se aty ku janë rrënjët, aty është edhe fitorja.

LDK njëherë. LDK përherë!

Që nga viti 1989 e deri sot!

Rrugëtimi ynë vazhdon” shkroi Manaj.