20:37 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nga vera në dimër kazinot veç shtohen në Karaçevë, në funksion edhe sonte!

Po bëhen afro një vit nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Edhe pse një gjë e tillë u vendos, dikë nuk po e pengon aspak që të zhvillojë një biznes të jashtëligjshëm.

Pikërisht në zonën kufitare të Kosovës me Serbinë, në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës ‘Kazinot’ janë në lulëzim e sipër.

Aktivitetin e jashtëligjshëm të Lojërave të Fatit nuk po ndalojnë së zhvilluari në këtë anë.

06/11/2019

Edhe pse më parë në këtë pjesë kufitare nuk kishte shumë objekte, përpos disa shtëpive të banimit që gjendeshin më larg,  që nga stina e verës në këtë aty ka filluar shtimi i numrit të lokaleve.

Sipas burimeve të Indeksonline një nga lokalet e këtyre Lojërave të Fatit u hap në këtë anë pas mbylljes që iu bë në Gjilan, e disa të tjera me pronarë nga fshatrat përreth.

Edhe sonte këto lokale janë në funksion e sipër, përderisa banorët e fshatrave Karaçevë-Breznicë e shumë të tjera janë shprehur të shqetësuar për këtë.

Siç duket pronarët nuk e kanë ndërmend të ndalojnë, teksa ligjvënësit nuk po i ndjekin ata./Indeksonline/