Dëgjohen të shtëna armësh, nga veturat e dasmorëve, policia merr masa

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme teksa ishte një kolonë me vetura të dasmorëve, nga veturat e tyre ishte shtënë me armë zjarri, transmeton IndeksOnline.
Njësitet policore në terren kanë arritur ta ndalonin veturën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari gjinia mashkullore, nga Kosova.
“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.