16:36 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Nga vuajtja e luftës tek ëndrra për Ligën e Kampionëve” – Historia e Vedat Muriqit përmes Di Marzios

Gazetari i njohur italian, Di Marzio ka shkruar një histori interesante për Vedat Muriqin, futbollistin e Kombëtares së Kosovës që me shumë gjasë po i bashkohet skuadrës italiane, Lazio.

Kur tashmë skuadra e Lazios ka siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve, për Muriqin kjo do të ishte një plotësim i një ëndrre, shkruan Di Marzio, përcjellë IndeksOnline

Përmes këtij shkrimi, Di Marzio ka treguar qartë karrierën e sulmuesit të Kosovës, që nga fillimi i karrierës së tij me Lirinë e Prizrenit e deri tek suksesi me klubin turk, Fenerbahce.

Italiani, nuk lë pa e përmendur edhe drejtori sportiv të Lazios, Igli Taren që shumë lehtë mund ta bindë Muriqin që t’i bashkohet gjigantit italian.

Më poshtë shkrimin e Di Marzios: