Nga Yashin tek Ronaldo Nazario, ky është formacioni më i mirë në histori të futbollit!

Mediumi i njohur francez “France Football”, sonte ka publikuar 11-shën më të mirë në histori të futbollit.
140 gazetarë kanë votuar për përzgjedhjen e formacionit më të mirë në histori të futbollit, transmeton Indeksonline.
“France Football” kanë përzgjedhur formacioni 3-4-3 për të vendosur lojtarët. Në portë është portieri i vetëm në histori që ka fituar “Topin e Artë”, Lev Yashin.
Treshen e mbrojtjes e përbëjnë: Cafu, Beckenbauer dhe Maldini. Kurse në mesfushë janë vendosur: Maradona, Xavi, Matthaus dhe Pele.
Sulmi përbëhet nga treshja: Lionel Messi, Ronaldo Nazario dhe Cristiano Ronaldo./Indeksonline/
