Nga zgjerimi i familjes tek befasitë e fundvitit – Shkurte Gashi zbulon ekskluzivisht gjithçka

Shkurte Gashi është një këngëtare e talentuar dhe e njohur në industrinë muzikore. Këngët e saj janë të pëlqyera nga shumë fansa dhe ka arritur suksese të mëdha me këngët e saj.
Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ajo tregoi që këtë sezonë e ka pasur të ngarkuar me koncerte e ahengje familjare.

“Ka qenë një sezonë e mirë edhe pse kam pasur frikë për shkak të lindjes, pasi kisha vetëm 7 javë nga lindja kur fillova t’i mbaj koncertet dhe ahengjet familjare, por kam kaluar jashtëzakonisht bukur”, tha ajo.
Ajo është nënë e dy fëmijëve, Malit dhe Kronit, të cilët kemi pasur rastin t’i shohim shpesh në rrjetet sociale, por a e ka në plan zgjerimin e familjes?
“Për momentin na mjafton Mali dhe Kroni, jemi një familje e përmbushur me ta. Jetës nuk i dihet, për momentin ishalla i ruan Zoti dhe ju jep fëmijë atyre që nuk kanë”, shtoi ajo.

Si çdo fundvit edhe kësaj radhe nuk kanë si të mungojnë hitet nga këngëtarja. Ajo tha se do të ketë këngë të reja si dhe bashkëpunime.
“Për këtë fundvit do të keni mjaftë projekte nga unë pas një kohe të gjatë do të ketë edhe këngë dasmash e gjithashtu edhe shumë bashkëpunime të cilat urojë që të pëlqehen nga fansat e mi”, përfundoi ajo.
Theksojmë që Shkurte Gashi njihet si këngëtarja më e kërkuar për mbrëmje muzikore në zhanrin popullor, ku mbrëmjet nuk kanë të ndalur asnjë moment nën menaxhimin e bashkëshortit të saj, Albert Limanit./Indeksonline/

