17:58 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nga zhdukja e milingonave tek flokët e ashpër, 4 arsyet përse duhet të përdorni uthull rrushi

Është folur vazhdimisht për uthullën e mollës dhe vetitë e saj dobiprurëse, jo vetëm për organizmin, por edhe në trajtimin e problematikave të ndryshme të lëkurës dhe flokëve. Por, krahas saj ekziston edhe një produkt tjetër po aq i shëndetshëm dhe i domosdoshëm, që duhet të bëjë pjesë jo vetëm në kuzhinë, por edhe më gjerë. Sot do t’ju njohim me disa efekteve surprizuese të uthullës së rrushit, që duhet t’i mësoni një herë e mirë.

1.Ndonëse ky muaj është shoqëruar gjithë kohës me reshje shiu, na ndajnë pak ditë nga korriku përvelues, i cili njihet ndryshe edhe si muaji i djegieve të lëkurës, si pasojë e ekspozimit të pakufizuar në diell. Nuk keni nevojë të vendosni kos ose lëkurë patateje në zonat e skuqura, pasi uthulla e bardhë e rrushit mund t’i zëvendësojë fare mirë ato. Ajo ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe hidratuese, që qëtësojnë lëkurën dhe e mbajnë të freskët. Mjafton të njomni një tampon pambuku dhe të lyeni lëkurën ku keni më shumë skuqje.

2.Uthulla e rrushit është gjithashtu një aleat i shkëlqyer i fytyrës dhe problematikave të saj. Përveç vetive antiinflamatore, për të cilat folëm më sipër, ajo ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antibakteriale që eleminojnë qelizat e vdekura, si dhe trajtojnë aknet dhe njollat e ndryshme në lëkurë. Living ju këshillon që ta përdorni uthullën e rrushit për të larë fytyrën pasi ka me të vërtetë efekt çudibërës. Kujdes, nuk duhet aplikuar direkt në fytyrë, por të bashkohet me një sasi të caktuar uji: psh 2 lugë gjellë uthull dhe 1 gotë uji. Lani gjithë fytyrën me të, dhe më pas masazhojeni me lëvizje të lehta.

3.Flokët e ashpër dhe majat dyshe pas dekolorimit nuk do të jenë më një problem për ju pasi të përdorni uthullën e rrushit, pasi falë saj do t’ju ktheni butësinë dhe shkëlqimin e humbur. Shtoni 2 lugë gjelle me uthull molle në një gotë me 200 ml ujë. Më pas hidhni disa pika vaj bajamesh dhe masën hidheni në një shishe në formë sprucatori. Lagni flokët paraprakisht. Më pas spruconi maskën e mësipërme nga rrënjat tek majat, duke i masazhuar. Lëreni të veprojë për 20 minuta. Shpëlani kokën me ujë të vakët dhe aplikoni balsamin tuaj të përhershëm. Do ta vini re menjëherë ndryshimin.

4.Uthulla e bardhë gjen përdorim jo vetëm në trajtimin e flokëve dhe lëkurës, por edhe në disa probleme të zakonshme siç është për shembull prania e insekteve, sidomos milingonat apo mizat e vogla që shfaqen në kuzhinë dhe banjo. Merrni kripë të jodizuar dhe uthull rrushi dhe spruconi në zonat problematike derisa ato të zhduken plotëisht. Kushton pak, por edhe është tejet natyral duke shmangur kështu përdorimin e produkteve toksike.