Nga zjarri në Kullën e Trumpit, lëndohen dy persona
Një person ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e zjarrit që u shkaktua në Kullën e Trumpit në mëngjesin e sotëm. Lëndime të lehta ka pësuar edhe një person tjetër.
Mirëpo, zjarrëfikësit kanë vënë situatën në kontrollë, njofton the Guardian, përcjellë Indeksonline.
Kështu, sot u raportua se në orën 7:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në SHBA shpërtheu zjarri në sistemin e ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar të ndërtesës.
Ndryshe, Kulla është shtëpia e një numri të banesave dhe bizneseve të Donald Trumpit.
Për këto rrethana, njëri nga djemtë e presidentit amerikan, Eric Trump u përkujdes që të shkroi në rrjete sociale për falënderimet e tij ndaj zjarrëfikësve që kishin bërë “një punë të pabesueshme”, ka thënë djali i Trump-it./Indeksonline/