15:36 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Nga zjarri në Kullën e Trumpit, lëndohen dy persona

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e zjarrit që u shkaktua në Kullën e Trumpit në mëngjesin e sotëm. Lëndime të lehta ka pësuar edhe një person tjetër.

Mirëpo, zjarrëfikësit kanë vënë situatën në kontrollë, njofton the Guardian, përcjellë  Indeksonline.

Kështu, sot u raportua se në orën 7:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në SHBA shpërtheu zjarri në sistemin e ngrohjes dhe ajrit të  kondicionuar të ndërtesës.

Ndryshe, Kulla është shtëpia e një numri të banesave dhe bizneseve të Donald Trumpit.

Për këto rrethana, njëri nga djemtë e presidentit amerikan, Eric Trump u përkujdes që të shkroi në rrjete sociale për falënderimet e tij ndaj zjarrëfikësve që kishin bërë “një punë të pabesueshme”, ka thënë djali i Trump-it./Indeksonline/