Ngacmohet në rrugë ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë

Më datë 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, një person ka ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar të dyshuarin në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Ngacmimi”, raporton Indeksonline.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.
Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës./Indeksonline/