Ngacmohet seksualisht e mitura në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ngacmimit seksual ndaj të miturës.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, derisa viktima e mitur ka treguar që i dyshuari vazhdimisht e ngacmon seksualisht.
“Gjakovë 22.02.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht e ngacmon seksualisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Indeksonline/