Ngacmohet seksualisht një e mitur në Dragash

Një vajzë e mitur dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari, mashkull kosovar.
Raportohet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30.
Policia bën të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Në anën tjetër, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”.