75 Mall Live Search
08:45 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / F.R

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Drenas, arrestohet i dyshuari

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar të premtën në Drenas. Viktima, një femër kosovare e mitur, ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka të meta mendore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“NGACMIM  SEKSUAL

Drenas 09.01.2026 – 16:50. Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar rastin  ndaj të dyshuarit mashkull kosovar me të meta mendore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/