Ngacmohet seksualisht një grua në Fushë-Kosovë
Një rast i ngacmimit seksual është raportuar mbrëmjen e së dielës në Fushë- Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë të dielën një femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull kosovar.
Pas raportimit të rastit, palët e përfshira janë intervistuar nga organet kompetente. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa palët janë liruar.
“NGACMIM SEKSUAL
Fushë-Kosovë / 25.01.2026 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

