75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / k.v

Ngacmonte me publikim të fotove, Gjykata i cakton një muaj në paraburgim të pandehurit

Gjykata Themelore në Gjilan ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F.M.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri fillimisht është njohur me të dëmtuarën E. I., në vendin e njëjtë të punës dhe pasi që atë e ka fotografuar nudo i pandehuri në vazhdimësi me qëllim të shqetësimit, frikës dhe cenimit të dinjitetit të dëmtuarës e ka kanosur atë, duke i thënë se fotot nudo do t’ia publikonte në shoqëri, familje, nëse ajo nuk del me të për të kryer marrëdhënie seksuale.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale: “Ngacmim” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin të përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të pandehurit, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.