75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / k.v

Ngacmonte seksualisht femra përmes telefonit dhe i mashtronte, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy femra. Ndërsa i dyshuari kishte duke e shfrytëzuar emrin e një femre tjetër, përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme nga të afërmit e saj.

Policia ka njoftuar se rastet e ngacmimit seksual dhe mashtrimit kanë ndodhur në rrugën “Rexhep Krasniqi”, “Ndue Përlleshi” dhe “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Si provë materiale i është sekuestruar telefoni i të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/