75 Mall Live Search
20:18 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nganjëherë nuk e don, Muriqi me performancë të pazakontë

Fenerbahçe nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen ndaj Alanyasporit.

Dy golat e shënuar erdhën nga pika e bardhë. Fillimisht Cisse për Alanyasporin e më pas Kruse për vendasit.

Ndërkaq, Vedat Muriqi nuk ishte në elementin e tij.

Nga Sofascore ai u vlerësua me notën 6.0, e dyta notë më e dobët në skuadrën e Fenerbahçes.

Ndërkohë nuk iu ndal një tjetër penallti ku lojtari kundërshtar luajti me dorë brenda zonës./Indeksonline/