19:38 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ngatërron ushqimin me ilaçet, vdes 8 vjeçari

Një 8 vjeçar i quajtur Curtis Colleman III ka vdekur në Indi pasi që kishte marrë ilaçin “methamphetamine” që ishte e babit të tij duke menduar se ishte ushqim, shkruan Indeksonline.

Babai i Curtis është arrestuar nga policia dhe po akuzohet për neglizhencë. Në deklaratën e tij ai kishte thënë se djali i tij ishte zgjuar në mëngjes duke kërkuar bukë por babi pretendon se i kishte treguar se nuk ka bukë dhe se kishte ngrënë ilaçin e tij që gjendej në një pjatë., sipas raportimeve të ËDBR.
Policia po dyshon se me të vërtet ka mundur të jetë gabim pasi që në shtëpi nuk kishte drita.
Kur djaloshi ishte shtrirë i sëmurë në shtëpi, babai i tij kishte thirrur një shoqe që ta ndihmonte por kur ajo kishte tentuar të thërriste emergjencën ai i kishte prishur telefonin duke i thënë se nuk dëshiron të kthehet në burg dhe pas disa minuta më vonë e kishte kërcënuar me armë duke i thënë se mund ti vriste.

Ai që kishte thirrur emergjencën ishte gjyshi i Curtis. Ai ishte dërguar në spital por kishte ndërruar jetë pak momente pasi kishte arritur.
Babai i Curtis mund të dënohet deri në 40 vjet për neglizhencë po ashtu ai është i akuzuar për kërcenim me armë. Ai do të gjykohet me 4 dhjetor./ Indeksonline/