Ngec rinovimi i kontratës së Alabas me Bayern Munich, ja arsyeja

Negociatat mes klubit të Bayern Munich dhe David Alabas për rinovimin e kontratës kanë ngecur
Sipas raportimeve të ‘Sport1’, mbrojtësi austriak ka kërkuar një pagë më të lartë se ajo që ka aktualisht, gjë kjo që ka sjellë një ngërç midis palëve.
Përfshirë bonuset, mbrojtësi i Bayern në kontratën aktuale fiton rreth 15 milionë euro në vit.
Kontrata aktuale e 27 vjeçarit skadon në vitin 2021, kështu që palët janë në negociata për një rinovim të mundshëm.
Thuhet se drejtuesi e Bayern do t’i ofrojnë një kontratë deri në vitin 2025, por e vetmja që mbetet për t’u diskutuar është paga e tij.
Mbetet të shihet se si do të finalizohen negociatat mes Alaba dhe Bayern.