75 Mall Live Search
19:07 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ngec te shilarësja e fëmijëve teksa xhironte video për TikTok, adoleshenten e shpëtojnë zjarrfikësit

Një vajzë adoleshente ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve pasi ngeci në një shilarëse fëmijësh duke xhiruar një video për TikTok.

14-vjeçarja Layani Maclean ndenji 1 orë e gjysmë në shilarëse përpara se ta ndihmonin për të dalë nga aty. Ngjarja ndodhi në Oksford të Anglisë.

Një nga zjarrfikëset i tha vajzës me shaka: “Pa merak, nëse nuk je e famshme në TikTok, do të bëhesh e famshme te departamenti ynë”.