75 Mall Live Search
09:23 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

Ngecin bisedimet e kontratës së Rudiger, mund të largohet si agjent i lirë

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, po kalon formë të lartë tek klubi i Chelsea.

Gjermani ka qenë njëri nga futbollistët kryesorë të Tuchel për suksesin në Champions Ligë, ndërsa vazhdon të jetë i padiskutueshëm në formacionin e tij këtë fillim të sezonit.

Mirëpo, Rudiger mund të mbetet agjent i lirë verën e vitit 2022, pasi aq ka kontratë me blutë dhe bisedimet për një marrëveshje të re kanë ngecur, transmeton Indeksonline.

Real Madrid dhe PSG po monitorojnë nga afër situatën e mbrojtësit.