75 Mall Live Search
13:59 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / MSH1

“Ngele duke publikuar luks”/ Franceska kritikohet nga ndjekësit

Bukuroshja shqiptare, Franceska Jaçe, njihet për aktivitetin e saj në rrjete sociale.

Shumë shpesh ajo poston fotografi nga përditshmëria, teksa detajet nuk u ikin ndjekësve të saj, shkruan IndeksOnline.

Ka qenë pikërisht një ndjekës që e ka kritikuar modelen, duke vënë re se i është thyer telefoni.

“Bli një telefon të ri se të është thyer, se ngele duke publikuar luks” ishte mesazhi që pranoi ajo.

Këtë mesazh, Franceska e ndau me ndjekësit, duke thënë se janë detajistë.

“Sa detajistë i kam këta ndjekësit, oh Zot”, shkroi Franceska.