75 Mall Live Search
09:22 / E Premte, 18 Korrik 2025 / S Z

Ngërçi në Kuvend “dërrmon” Kosovën

Bllokadën tre muajshe të Kuvendit të Kosovës duket se tashmë kanë filluar ta ndiejnë komunat dhe qytetarët.

Në Asociacionin e Komunave të Kosovës thonë se si pasojë e moskonsituimit të Kuvendit tri komuna kanë mbetur pa buxhet derisa një numër projektesh zhvillimore për komunat janë peng i miliona eurove të bllokuara në Kuvend.

“Ne aspektin financiar tri komuna pr Gjilani dhe Zubin Potoku ende se kane te miratuar buxhetin për vitin 2025 sepse kuvendi i Kosovë s duhet ta beje një veprim te tille komunat janë duke pësuar ne asketin financuar për shkak te mos marrjes se mbështetjes  nga mjeteve  fondet e be  si nga plani i rritjes  por edhe të tjera që po bllokohen për shkak të masave….qytetari s’është  duke i pare këto mjete financiare q ndikojnë drejtpërdrejt ene përmirësimin jetës se tyre”. Ne aspektin legjislativ janë me rëndësi për komunat te amendametimi i disa ligjeve bazzë për financat për financat e pushtetit lokal l për prokurimin publik për planifikim hapësinor dhe një sër ligjesh që do ta përmirësojnë  funksionimin e pushtetit lokal”, tha Ibrahimi.

Si pasojë e moskonsitutimit të Kuvendit, Kosova ende nuk ka marrë parafiniancimin nga Plani i rritjes se BE-së në vlerë mbi 60 milionë euro dhe as 90 milionë eurot e Bankës Botërore pasi që marrëveshjet që mundësojnë alokimin e këtyre mjeteve duhet të ratifikohen në Kuvend.

Në Odën Ekonomike të Kosovës thonë se në rast se bllokada në Kuvend vazhdon edhe më tej, pasojat për vendin do të thellohen.

“Bllokada ka efekt material dhe ne kuptim te investimeve te huaj e ne imazh te diplomacisë. Kemi mbi 800 milionë euro marrëveshje që presin të ratifikohen dhe janë projekte që janë paraparë për investime kapitale që ndikojnë drejtpërdrejt ne ngritjen me te mire ekonomike dhe jetën e qytetarëve”, theksoi Rafuna për rtv21

Mosformimi i institucioneve të reja po e dëmton Kosovën edhe në aspektin politik dhe diplomatik, vlerëson ish-diplomati, Blerim Canaj sipas të cilit vendi po ngecë në proceset integruese për shkak të mungesës së institucioneve.

“Do kemi probleme të komunikimit me botën vizita e zyrtarit amerikan u bë në ambasadë e jo në qeveri. Por po vërehet qe ne s’kemi institucion të plotfuqishëm për marrjen e vendimeve dhe edhe partnerët tanë e shohin tërë institucionin me rezerva…kemi parasysh jemi ne sanksione duhet te kemi institucion qe merren me ketë çështje. Kemi pasur teme kie tanimë nuk ekziston…”, tha Canaj.

Një ditë më parë ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje për RTV21 tha se  Kosova po humb hapin me vendet e tjera të rajonit në procesin e integrimeve evropiane, veçanërisht në zbatimin e planit të rritjes së BE-së dhe përfitimin nga fondet përkatëse.

Qeveria në detyrë e Kosovës ndërkaq ka fajësuar partitë e deritashëm opozitare për bllokadën e krijuar duke thënë se të njëjtat po e pamundësojnë përftimin e fondeve të dedikuara për Kosovën, akuza këto që janë mohuar nga ish-opozita.