Ngërçi për kryeparlamentarin, edhe seanca e sotme pritet të dështojë

Edhe seanca e sotme pritet të jetë e njejtë sikurse seancat e kaluara dhe kështu pritet edhe të dështojë.
Kjo për faktin se Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë përsëri për kryetare të kuvendit, deputetën Albulena Haxhiu.
E partitë opozitare nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket votimit ose jo të Albulena Haxhiut.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Indeksonline kanë thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim.
Time Kadriaj në një prononcim për Indeksonline është shprehur se qëndrimi i AAK-së për seancën e nësërme mbetet i njëjtë.
‘’Normalisht që do të kundërshtojmë emrin e Albulena Haxhiitu, AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vendimit’’, është shprehur ajo për Indeksonlinen.
Sikurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim karshi propozimit të Albulena Haxhiut për kryetare kuvendi.
Nga kjo parti në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për kandidatën e VV-së, Albulena Haxhiu.
Mërgim Lushtaku në një prononcim për Indeksonline ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka qëndruar qëndrim.
Ai tha po ashtu që PDK-ja do të mblidhet nesër në mëngjes para seancës për të diskutuar lidhur me hapat e mëtutjeshëm.
Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit të tij politik mbetet i njëjtë.
“Jo, nuk kemi ndryshuar qëndrim. LDK do ta ketë qëndrimin e njëjtë edhe ditën e nesërme. Partia e parë që ka marrë më së shumti vota do të duhet të zgjedhë edhe kryetarin e kuvendit edhe të formojë qeverinë. Nëse jo, rruga duhet të hapet. Gjithçka është e rregulluar me Kushtetutë. Partia e voton, kryetari i kuvendit duhet të ketë shumicën e votave. Për LDK-në nuk është problem emri i kandidatit”, ka deklaruar Haziri./Indeksonline/