75 Mall Live Search
13:13 / E Enjte, 15 Maj 2025 / S Z

Ngërçi politik, nis takimi i Osmanit me liderët e partive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani  ka pritur sot në takim liderët e partive politike. Takim ky konsultativ në përpjekje për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik.

Takimi ka filluar para pak minutash.

Në takim te presidentja Osmani kanë shkuar lideri i VV-së Albin Kurti, ai i PDK-së Memli Krasniqi, i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së  Ramush Haradinaj.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, një ditë më parë ka thënë se do të vazhdojë  takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike,  për të gjetur një zgjidhje për konstitumin e kuvendit.

Ndryshe sot për të 16-tën herë ka dështuar konstituimi i kuvendit./Indeksonline/