19:32 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / MSH

Ngjajnë si dy pika uji, Gresa Hoti na prezanton me motrën e saj (foto)

Ish konkurrentja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti po bëhet teze.

Lajmin e zbuloi vetë modelja përmes një postimi në Instagram, ku shihej motra dhe dhëndëri i saj, duke festuar, derisa në bazë të imazhit, duket se kanë qenë në festën e zbulimit të gjinisë së foshnjës.

Ngjyra rozë që simbolizon ardhjen në jetë të një vajze, u pa duke dalë nga fishekzjarrët.

Ajo që na ra në sy ishte dhe ngjashmēria e madhe e Gresës me motrën e saj.