08:07 / E Hënë, 13 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Ngjarja e rëndë në ‘Don Bosko’/ Lokali në pronësi të Fatjon Murataj, mik me Indrit Doklen

Fatjon Murataj është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, me një viktimë e 6 të plagosur nga të shtënat me armë.

Viktimë mbeti banakierja e lokalit, Mimoza Paja, ndërsa të plagosurit janë: Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir bejuku, Genc Shohalli si dhe një e mitur 10 vjeç. Bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Fation Murataj është një emër i njohur në botën e krimit, ku pak muaj më parë është ndaluar nga policia, ku ishte me Indrit Doklen në makinë dhe më pas gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Murataj ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë dhe ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje./abcnews.al