75 Mall Live Search
10:23 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

Ngjarje e rëndë në Komoran, policia me detaje: Vetura ra në lumë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Komoran.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se është raportuar se në rr. nacionale Pejë- Prishtinë,  fshati Komoran një veturë me targa vendi derisa kishte qenë në lëvizje kishte rënë në lumë.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona  shoferi dhe një pasagjer të dytë meshkuj kosovarë.

Drejtuesi i veturës ishte nxjerr nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – viktima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.