75 Mall Live Search
14:31 / E Martë, 11 Janar 2022 / AR

Ngjarja e rëndë në Llaushë, Skenderaj strehon fëmijët e gruas që e vrau burri

Komuna e Skenderajt ka strehuar fëmijët e gruas që u vra me 5 janar nga bashkëshorti i saj në fshatin Llaushë.

Kështu ka njoftuar kryetari Fadil Nura i cili thotë se ata i kanë bërë me banesë, raporton Indeksonline.

Tutje Nura thotë se do të bëjnë gjithçka të mundshme që të mos ndihen kurrë të vetmuar.

“Jeta nganjëherë të vë para sprovave, ku njeriut si krijesa më e përkryer, i mbetet t’i përballojë me qëndresë e karakter të fortë…

Për Enisin, Anitën dhe Adonisin, nga familja Qerimi, tre fëmijë të mrekullueshëm me zemër të madhe, që po përjetojnë momente të vështira pas ngjarjes tragjike që u ndodhi ditë më parë, do të bëjmë gjithçka të mundshme që të mos ndihen kurrë të vetmuar.

Jo vetëm një banesë që mund të jetë më e pakta në këtë kohë, por do t’iu ofrojmë edhe ngrohtësi, si të ishim një familje biologjike, duke i mbështetur edhe me veprime të tjera të nevojshme që i kërkon jeta.

I gjithë Skenderaj është me ju!”, ka njoftuar ai./Indeksonline/