75 Mall Live Search
23:14 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ngjarja e turpshme me futbollistin shqiptar, reagon Federata e Maqedonisë

Pas lajmit të shëmtuar, të ndodhur në një restorant në Prilep, ku futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, u nxor jashtë, për shkak se kishte biseduar në gjuhën shqipe me familjarët e tij, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FFM, e ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes, viktimë e së cilës ishte futbollisti i përfaqësueses. Federata i ka bërë thirrje publike institucioneve përkatëse që të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarjen e pahijshme.

Reagimi i FFM-së:

Federata e futbollit të Maqedonisë gjykon ashpër gjuhën e urrejtjes viktimë e së cilës së fundmi ishte reprezentuesi dhe ambasadori ynë, Ezgjan Alioski.

Ne si federatë dhe institucion me përgjegjësi sociale dhe që angazhohemi për zhvillimin e vlerave pozitive në shoqëri, gjithmonë do të mbajmë anën e trajtimit të duhur dhe respektit për të gjithë, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare, nacionale apo racore!

Të gjithë reprezentuesit të cilët me krenari mbajnë fanellën e ekipit përfaqësues janë ambasadorët tanë më të mëdhenj dhe meritojnë respekt maksimal!

Duke gjykuar ashpër ngjarjen e sotme në Prilep, apelojmë se “Urrejtja nuk luan në terrenin tonë”! Ta largojmë atë edhe nga rrethi ynë!

FFM bën thirrje publike deri te institucionet përkatëse të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarje të këtilla të pahijshme, me qëllim që të njejtat asnjëherë mos të përsëriten.

Macedonia’s defender Ezgjan Alioski eyes the ball during the FIFA World Cup 2018 qualification football match between Italy and Macedonia on October 6, 2017 at the Grande Torino Stadium in Turin. / AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images)