17:19 / E Premte, 22 Shtator 2023 / MSH

Ngjarja e vitit në “American Retail Park” në Pejë

Muzikë, zbritje e surpriza pa fund ju presin në hapjen e Qendrës Tregtare American Retail Park

Qendra Tregtare American Retail Park në Pejë vjen me një Grand Opening të hënën më 25 shtator me fillim nga ora 17:00!

Hapja madhështore do të jetë një ngjarje festive me muzikë ‘live’ nga këngëtarët e njohur kosovarë: Yll Limani, Ramadan Krasniqi (Dani), dhe Gjiko.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse mysafirë special pritet të jetë edhe:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, investitori, ndërmarrësi dhe filantropi, z. Harry Bajraktari, drejtoresha për Rini, Kulture dhe Sport në Komunën e Pejës, znj. Xhenet Syka Kelmendi.

Krahas festës madhështore, 32 brendet pjesë e Qendrës Tregtare “American Retail Park” në Pejë do të ofrojnë një shumëllojshmëri zbritjesh. Andaj kjo pritet të jetë një ditë ideale për të blerë produkte e juaja të preferuara me zbritje ekskluzive.

Pra, shënoni kalendarët tuaj për 25 shtatorin dhe ejani të festoni hapjen madhështore të “American Retail Park” me muzikë, zbritje e surpriza pa fund.