17:22 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Ngjarja më e madhe e modës, yjet paguajnë shifra marramendëse për një biletë në ‘Met Gala’

Ngjarja më e madhe e modës në botë ‘Met Gala’ zë vend sonte, ky event mbledh yjet më të njohur ku secili prej tyre ka synim të arrijë të ketë paraqitjen më të bukur dhe me më së shumti stil.

Por, për një biletë hyrës yjet paguajnë çmime marramendëse për të ndjekur nga afër mbrëmjen glamuroze.

Çmimet e biletave për një individ arrijnë shifrën deri në 35 mijë dollarë, ndërsa nëse doni të rezervoni një tavolinë të plotë, duhet të paguani 200 mijë deri në 300 mijë dollarë.

Por, nëse jeni shumë me fat, ikona e modës Anna Wintour mund të iu radhit në listën e të ftuarve special të cilët nuk kanë nevojë për të paguar.

Ndryshe, ‘Met Gala’ mbahet sonte në teatrin ‘The Metropolitan Museum’ në New York./Indeksonline/