Ngjarja në Hajvali, u nis për punë me Mercedes, përfundoi në kanal

Temperaturat e dhjetorit dhe moti lokal në përgjithësi ka bërë që numri i aksidenteve të rritet kohtët e fundit. Një i tillë është regjistruar në mëngjesin e sotëm, në Hajvali.
Vetura e tipit “Mercedes” ka përfunduar në një kanal. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, gjiganti i veturave e gjeti veten në një kanal skaj rruge.
Për fat të mirë, gjithçka ka përfunduar me dëmtime materiale.
Ky duhet të jetë një alarm për të gjithë shoferët që kujdesi të rritet dhe shpejtësia të kontrollohet gjatë stinës së dimrit./Indeksonline/
